Revani me niseshte dhe sherbet me pak përbërës, shije mbresëlënëse nga zonja Albana

10 Shtator, 12:09

Revani me niseshte dhe sherbet

Përbërësit:

  • 6 vezë mesatare
  • 500 gr gjalpë
  • 2 gota sheqer
  • 700 gr niseshte
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  •  
  • Për sherbetin:
  • 500 gr sheqer
  • 800 ml ujë
  • 1 lç limontoz

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin me ndihmën e një rrahësi elektrik derisa vezët të zbardhen. Shtojmë gjalpin dhe më pas niseshten e situr me vaniljen dhe pluhurin pjekës. E rrahim me rrahës elektrik derisa të krijohet një brumë kompakt. E shtrojmë brumin në tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin, e lemë të ftohet dhe pasi revania të piqet e sherbetosim të nxehtë.