Revani me niseshte
Përbërësit:
- 500 gr niseshte
- 2 gota sheqer
- 1 litër ujë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 të verdhë veze
- 1 lgj kos
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë niseshten me sheqerin. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.