Ribashkohet me prindërit, zhduket para 8 ditëve i riu/Nëna:Ma shkatërruan djalin në jetimore

10 Shkurt 2021, 18:08

Renis Kruja 21-vjecari me vendbanim në Francë, rezulton i zhdukur për familjarët që prej mëngjesit të datës 2 shkurt të këtij viti. Pasi u pohoi prindërve se do të dilte për të blerë dicka, nuk u kthye më.Për të riun, i cili jeton prej 8 vitesh në Lion, ishte hera e dytë që largohej nga shtëpia, pasi pak muaj më parë, 21-vjecari ishte ndaluar nga policia në qytetin Valence, 3 ditë pasi ishte zhdukur, duke deklaruar se donte të ikte drejt Gjermanisë.Renisi jeton në Lyon sëbashku me prindërit e tij, të cilët në moshën 13-vjecare e dërguan në një qendër sociale, ndërsa takoheshin me të cdo fundjavë. Djali i vetëm i familjes Kruja u bë përdorues i lëndëve narkotike. Ai ndiqej nga një psikiatër dhe gjithashtu merrte mjekime. 5 vite më pas prindërit e rimarin të birin në shtëpi, i cili nuk shoqërohej më si dikur dhe ishte mbyllur në vetvete.Me zhdukjen prej një jave të 21-vjecarit nuk kanë asnjë informacion. Renis Kruja ka një fizik të dobët dhe është i gjatë 1.75 cm. Ditën që u largua nga shtëpia ka patur të veshur një xhup të zi, tuta të zeza me vija të bardha dhe një palë atlete të bardha.