Rikthehet Jozefina Simoni, këngëtarja e talentuar nga Shkodra rrëfen arsyet e shkëputjes nga ekrani

9 Maj 2023, 13:43

Rikthehet Jozefina Simoni, këngetarja e talentuar nga Shkodra në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ për pasionin e saj në muzikë dhe projektet për të ardhmen…

Jozefina Simoni është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të re, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo ka studiuar për Kitarë por arma e saj e fortë mbetet vokali. Jozefinën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në “Gjeniun e Vogël” dhe më pas në “The Voice of Albania” ku spikati për zërin e saj potent. Njohja me trajneren e saj Alma Bektashi i ndryshoi jetën Jozefinës, ajo kujton herën e saj të parë në skenë plot emocione, pasi kishte shumë frikë nga dritat, frikë të cilën duket se e ka kaluar duke qenë se skena është vendi ku ajo ndihet më mirë.