Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë

26 Nëntor 2021, 21:51 | Përditesimi i fundit: 2021-11-26 22:30:09

Në një intervistë për gazetaren e report Tv Anduela Ndreu në emisionin Pa protokoll, zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj foli për procesin e rindërtimit. 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se deri në vjeshtën e ardhshme do të jenë akomoduar të gjitha familjet ndërsa zbuloi edhe numrin e familjeve që ende jetojnë në çadra.