Rizoto me kungull të njomë nga zonja Vjollca

11 Maj 2020, 11:28

Rizoto me kungull të njomë 320 gr oriz 1 qepë 1 litër lëng perimesh 100 ml verë e bardhë 1 lugë gjelle gjalp 4 lugë gjelle parmixhan Kripë dhe piper i zi Vaj ulliri 5 gjethe mente

Përgatitja: Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të ziejë. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa orizi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa orizi ta përthithë te gjithë lëngun. Kështu vazhdojmë derisa të kalojnë 15 minuta dhe lëngu të ketë mbetur pak. Grijmë kungujt në rende dhe i përziejmë mirë me orizin. Para se ta largojmë nga zjarri shtojmë djathin parmixhan. E servirim duke e dekoruar me gjethe menteje.