Role me kungull, oriz dhe djath nga zonja Vjollca

22 Qershor, 10:06

Role me kungull, oriz dhe djath

Përbërësit:

3-4 kunguj të njomë

3 qepë të njoma

1 vezë

220 gr mozzarella

5-6 gjethe borzilok

4 lugë gjelle parmixhano i grirë

kripë dhe piper të zi

240 gr oriz gjysmë të zjerë

2 lugë gjelle kopër

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë orizin jo plotësisht 70% . Pastrojmë kungujt dhe I presim në feta për së gjati shumë hollë, dhe I spërkasim me pak kripë.Pjesët anësore të kungullit I presim në kubikë të vegjël në brinjë 0.5 cm. Qepët I presim në unaza shumë të holla. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim sëbashku për 5 minuta kubikët e kungullit dhe qepët e njoma dhe më pas I transferojmë në një tas qelqi. Shtojmë në tasin me qepë dhe kungujt e kaurdisur, oriizn gjysëm të zjerë dhe një vezë të rrahur, kopër dhe 100 gr mozarrella në kubikë të vegjël si dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grirë I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas . Yejmë një tavë me pak vaj. Vendosim në tavolinën e punës 2 feta kungull të bashkuara. Përthithim vajin e kungullit me letër kuzhine vendosim 1 lugë gjelle nga mbushja e përgaittur dhe e rrotullojmë si role. Vendosim rolenë në një tavë dhe kështu vazhdojmë deri sa të mbushet tava. Spërkasim sipër me pak vaj. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 50 minuta. Grijmë sipër një top mozzarella 100 gr pak gjethe borzilok vendosim përësri tavën në furrë për 10 minuta të tjera dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha