Role me mish të grirë nga zonja Albana

12 Dhjetor, 11:40

Role me mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 kg mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • 200 gr proshutë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 lgj miell
  • 200 gr djathë pice
  • Kripë sipas shijes
  • Piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Grijmë qepën bashkë me hudhrën, e përziejmë me mishin e grirë dhe specat e prera në kubikë. Shtojmë erëzat, miellin dhe vezën. E hapim brumin në një qese kuzhine, të cilën e kemi pudrosur me piper të kuq. Shtrojmë feta proshute dhe djathë të grirë. E bëjmë rulo duke e mbledhur, i japim formë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas largojmë qesen dhe e spërkasim me salcë aceto balsamike, për t'i dhënë shije të ëmbël dhe të athët njëkohësisht.