Rrëfehet Frrok Çupi: Torturat në Spaç, rebelizmi dhe kontributi im në dy sisteme

10 Tetor 2021, 16:14

“Nuk do të mbijetoja dot po të më detyronin të bëja  diçka tjetër nga ky që jam sot”, kështu e përkufizon Frrok Çupi, rrugëtimin e tij profesional. Në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Ermal Qori, publicisti i njohur tregon për herë të parë kohën e internimit në burgun e Spaçit, torturat që kryheshin atje nga regjimi i kohës  e deri te lufta  e fundit e atij sistemi mbijetues, në fillim të viteve 90!