Rrëfimi i Imzot Arjan Dodaj në 'Pa Protokoll': Takimi me Shën Gjon Palin II vulosi rrugëtimin tim! Dekomunistizimi problem mentaliteti më shumë se institucional

3 Dhjetor 2021, 22:54

I emëruar vetëm pak para ditësh nga Papa Françesku, kreu i kishës katolike në Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj rrëfehet në një intervistë në "Pa Protokoll" në Report Tv. Që nga fëmijëria, emigrimi në Itali dhe kur ndjehu lidhjen e fortë me zotin, një djalë i ri që kishte emigruar nga një 'tokë e pafe' për shkak të regjimit komunistit.

Një rrëfim sa miqësor aq edhe i paqtë, ku Imzot Arjan Dodaj tregon takimin më 8 dhjetor 1994, për herë të parë me Shën Gjon Palin II, takim që ndikoi në manifestimin e tij për dashurinë ndaj Zotit.