'Njerëz të zakonshëm në ditë të jashtëzakonshme’. Rreshter Bledi Zaimi, aeroshpëtues, rrëfen momentet më të vështira më të cilat është përballur gjatë një operacioni shpëtimi…
Vetëm dy ditë më parë Bledi Zaimi ishte pjesë e një operacioni të vështirë me ekuipazhin e Helikopterit Cougar, i cili u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës, pa rrezik për jetën.
I ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Bledi Zaimi - operator bordi aeroshpëtues, tregon se ka 20 vite karrierë në ushtri, ndërsa në këtë profesion ka vetëm 8 vite, në të cilin ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së 23 personave. Ai rrëfen emocionet e këtij profesioni duke treguar vështirësitë, por dhe adrenalinën dhe sadisfaksionin teksa arrin të shpëtojë jetë njerëzish.