Rreze Dielli - Emisioni 22 Shkurt 2023

22 Shkurt 2023, 16:55

Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me Pilaf /Tortelini me pana, proshutë dhe kërpudha / Musaka me patate dhe patëllxhanë

“Bëni më shumë seks, ju lutem!” thirrja provokuese e gazetares amerikane të New York Times që trazoi rrjetin. A po shkatërron celulari dhe teknologjia marrëdhëniet dhe intimitetin mes çifteve? Të ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ishin gazetarja Zhaklin Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi, të cilët folën për shkrimin e publikuar një javë më parë, në prestigjiozen New York Times. “Bëni më shumë seks, ju lutem!” kështu e nis shkrimin e faqes së parë gazeta e mirënjohur amerikane New York Times. Editorial i Magdalene J. Taylor, gazetare dhe shkrimtare që merret me tema seksuale, ishte një ndër artikujt më të lexuar të tre ditëve të fundit të gazetës amerikane. ”Mungesa e seksit nuk ka të bëjë me moshën, por më shumë është një çlirim për një shëndet të mirë” tha Zhaklina në fillim të bisedës. Ndërsa socilogu Tushi u shpreh se seksi nuk duhet të bëhet konsum sikur të hapësh një shishe birrë, por të bëhet me dashuri që të mos kthehet në “mall konsumi”. Për gazetaren më pak seks, do të thotë më pak ndërveprime njerëzore, më shumë vetmi dhe një botë virtuale më shumë se reale.

Në një lidhje skype nga Italia me shefen e kuzhinës, Entiana Osmenzeza. Një javë më parë ajo u bë shumë virale, falë pjesëmarrjes përshëndetëse në Master Chef Italia, ku Entiana u tregoi konkurentëve djathin e veriut të Shqipërisë që njihet me emrin mishavine. ”Për mua ishte krenari të prezantoja një pjesë të gastronomisë tonë që u prit shumë mirë në formatin e njohur” nisi bisedën Entiana. “Ne kemi një kuzhinë të pasur që meriton shumë të flitet dhe që ka vlera të padiskutueshme” vazhdoi më pas ajo. Sa i takon djathit, Entiana tha se veçantia e kuzhinës së saj është se ajo nuk shkëputet nga tradita jonë dhe se kjo e bën unike gastronominë e saj.