‘Sa më poshtë PD, aq më mirë’, Rama: Më 11 Maj luajmë për Champions League! Tejkaloni tifozllëqet, mos mendoni jo po ‘krushku apo daja’

28 Mars, 17:41

"Sa më poshtë, aq më mirë. Edhe më poshtë edhe më mirë. Poshtë fare, mirë fare. Por, këtë herë, si asnjëherë më parë me duket kjo për atë mesazh që populli shqiptar do t’i japë Brukselit dhe 27 vendeve të BE si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu bërë anëtarë të BE. Me 11 maj nuk luajmë kampionatin kombëtar. Në 11 Maj, ne luajmë edhe Champions League. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’u thënë të gjithëve dëgjoni në 11 Maj është një moment historik, që si asnjëherë më parë deri më sot, që kur kemi marrë rrugët dhe kemi ulëritur duam Shqipërinë si Evropa dhe jemi ndarë nga komunizmi janë bashkuar yjet e fatit dhe nuk jemi thjesht vetëm ne që duam të hyjmë por edhe BE do të na marrë.", tha Rama.