Salianji shkon te ‘Siguria’ me abetare në duar: E kam sjellë t’ia jepni Ardi Veliut të mësojë shkrim e lexim! S’mund t’ia japim vettingun e policisë një analfabeti

11 Nëntor 2022, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 16:08:51

Me debate është zhvilluar seanca ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës ku u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së.