Sallatë e stinës me një marinim unik nga zonja Albana

20 Shtator 2023, 12:53

Sallatë e stinës

Përbërësit:

  • 250 gr groshka
  • 2 speca të kuq
  • 3 qepë të njoma
  • 3 kastravec turshi
  • 1 limon
  • 1 ls soja
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim groshkat të ziejnë dhe më pas i kullojmë. I vendosim në një tas ku shtojmë perimet e prera në kubikë, erëzat dhe salcën marinuese me vaj ulliri, lëng limoni dhe pak soja. Në fund e spërkasim sallatën me majdanoz të freskët.