Sallate me lakër të bardhë nga zonja Albana

4 Dhjetor 2023, 11:42

Sallatë me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • 1 copë lakër e bardhë
  • 1 mollë jeshile
  • 1 karrotë
  • 2 lugë supe salcë kosi
  • 1 lugë supe arra të shtypura
  • 1 limon e gjysmë
  • 1/2 portokall
  • Vaj ulliri dhe kripë

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj sallate duhet lakër me gjethe të holla. E grijmë lakrën shumë hollë me rende, po ashtu grijmë karrotën dhe mollën jeshile. Qërojmë e shtypim 5-6 kokrra arra. Grijmë me thikë, shumë imët, gjysmë kokrre limoni e gjysmë kokrre portokalli, me gjithë lëkurë. Fillojmë përzierjen. Hedhim në një tas të bollshëm lakrën e grirë, karrotën, portokallin, limonin, arrat, pak kripë të imët dhe I përziejmë me të dyja duart që të marinohen pak. Në një tas të vogël, hedhim 2 lugë salcë kosi, lëngun e 1 limoni dhe 4-5 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me një lugë. Kontrollojmë shijen e kripës. Salcën e përgatitur ia hedhim përsipër lakrës dhe e përziejmë me kujdes që të depërtojë në të gjithë sallatën me lakër. E shërbejmë në një pjatancë ose nëpër pjata personale duke e zbukuruar me gjethe majdanozi.