Sallatë me lakër të bardhë nga zonja Albana

3 Janar, 13:22

Sallatë me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • 500 gr lakër të bardhë
  • 1 limon (cipë dhe lëng)
  • 1 presh (pjesa e bardhë)
  • 150 gr ullinj
  • 2 portokalle
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj uthull
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim imët preshin dhe lakrën dhe i vendosim në një tas. Presim 1 portokall në feta të holla dhe e vendosim mbi sallatë. Përgatisim marinimin duke trazuar mirë lëngun e 1 portokalli, lëngun dhe cipën e limonit, vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin. E shtojmë tek sallata duke vendosur në fund dhe ullinjtë.