Sallatë me oriz dhe perime nga zonja Vjollca

25 Qershor, 10:38

Sallatë me oriz dhe perime

Përbërësit:

250 gr oriz Parboiled

200 gr bizele

150 gr misra

100 gr ullinj të zi

200 gr domate qershi

200 gr kunguj të njomë

200 gr karrota

Borzilok

2 lugë gjelle uthull

Pak vaj ulliri

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim në zjarr dy tenxhere ujë për të valuar. Tek tenxherja e parë shtojmë pak kripë dhe  vendosim orizin për të zjerë 14-15 minuta.Pasi të kalojë kjo kohë e kalojmë menjëherë në shpëlarje  me ujë të ftohtë.

Ndërkohë që zjen orizi presim karrotat dhe kungujt në kubikë të vegjël me kubikë të vegjël  me brinjë 0.5 cm dhe I vendosim në tenxheren e dytë fillimisht karrotat dhe pas 2 minutave shtojmë bizele dhe më pas kungujt I lëmë të ziejnë 4 minuta më pas dhe perimet I shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe I kullojmë. Presim domatet në katërsh ose kubikë nëse janë të mëdha , ullinjtë I presim në unaza. Në një tas të madh bashkojmë orizin me perimet e zjera. Shtojmë misrat, ullinjtë, domatet: trazojmë të gjitha sëbashku. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, uthull, dhe 1 lugë lëng limoni, vazhdojmë përziejmë duke shtuar dhe pak borzilok të copëtuar, e lëmë 10-15 minuta të marinohet dhe e shërbejmë të ftohtë.

 

Programe të tjera

Shiko të gjitha