Sallatë me qiqra
Përbërësit:
- 500 gr qiqra
- 2 speca të kuq
- 1 qepë e kuqe
- 4 qepë të njoma
- 4 kastraveca turshi
- 1 lgj limon
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj uthull balsamike ose narden
- 1 lgj vaj për skuqje
Përgatitja:
Nëse qiqrat i kemi të freskëta i vendosim një natë më parë në ujë dhe më pas i ziejmë. Kaurdisim sa të zbuten pak specat e kuq të prerë në kubikë. Bashkojmë të gjithë përbërësit që i kemi prerë imët në një tas. Lëngun e limonit bashkë me vajin dhe uthullën balsamike i përziejmë mirë dhe ia shtojmë sallatës.