Sallatë me quinoa nga zonja Vjollca

13 Nëntor 2020, 10:25

Sallatë me quinoa

Përbërësit:

1 gotë quinoa

2 gota ujë

1 tufë e vogël sallatë

200 gr domate qershi

1 qepë e kuqe ose të njoma ( 4 copë)

1 kastravec

1 filxhan ullinj të zi

50 gr djath I bardhë

1 limon

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

2 gota ujë I valojmë kripë, quinoan e shpëlajmë dhe e vendosim pa të valuar për 15-20 minuta. Në një pjatancë shpërndajmë sallatën të larë, të tharë dhe copëtuar me duar. Mbi sallatë shpërndajnë quinoa presim në kubikë kastravecat dhe domatet, qepën e kuqe në fije ose qepë të njoma në unaza e ullinjtë në unaza në fund thërrmojmë pak djath. Në një tas përziejmë limon, vaj, kripë, piper e shpërndajmë mbi sallatë dhe e shërbejmë.