Sallatë patatesh me qepë të njoma dhe kos nga zonja Albana

27 Qershor 2022, 12:30

Sallatë patatesh me qepë të njoma dhe kos

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 2 qepë të njoma
  • 2 lgj majonezë
  • 200 gr kos i trashë
  • ½ tufë majdanoz
  • Fara susami
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë patatet në ujë të ftohtë ku kemi shtuar kripën, mbas zierjes i presim në kubikë mesatarë, shtojmë në një tas kosin, majonez, kripë, piper, susam, sikurse edhe bishtat e qepëve të prera hollë dhe majdanoz. Bëjmë një përzierje të kësaj mase duke i shtuar edhe vaj ulliri, Dhe më pas është gati për servirje.