Sallatë plot shije me lakër të bardhë nga zonja Albana

27 Tetor, 11:34 | Përditesimi: 27 Tetor, 11:34

Sallatë me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • ½ kokë lakër (rreth 500 gr)
  • 1 panxhar
  • 1 karotë e madhe
  • 1 mollë jeshile ose e kuqe
  • ½ qepë e kuqe
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj uthull molle ose lëng limoni
  • 1 lç mjaltë ose mustardë
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz ose koper

Përgatitja:

Lajmë dhe grijmë lakrën shumë hollë. E vendosim në një tas të madh ku shtojmë panxharin, karotën e grirë, mollën dhe qepën. Shtojmë majdanozin ose koprën sipër. Në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthullën, kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë pak mjaltë ose mustardë. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e përziejmë mirë. E lëmë të qëndrojë 10–15 minuta në frigorifer para se ta shërbejmë që lakra të zbutet dhe të përthithen shijet.

Këshilla nga Albana:  Mund të shtosh fara susami, arra, lajthi apo rrush të thatë për version më gourmet. Për një prekje mesdhetare, shto djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë dhie.

MC/Shqiptarja.com