Sallatë ruse
Përbërësit:
- 300 gr majonezë
- 2 vezë
- 50 gr bizele
- 200 gr karrota
- 500 gr patate
- 50 gr kastraveca turshi
- Panxhar të kuq
- Fasule të ziera
- Vaj ulliri
- Uthull
- Djathë kaçkavall
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë të vegjël dhe i vendosim të ziejnë (jo shumë, duhet të jenë pak të forta) të veçuara nga njëra – tjetra në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë ziejmë vezët dhe i lëmë të ftohen plotësisht. Presim kastravecat turshi në kubikë shumë të vegjël. I bashkojmë të gjitha perimet në një tas, shtojmë kastravecat turshi dhe fasulet, i spërkatim me pak vaj ulliri dhe 1-2 lugë kafeje uthull. Pasi të gjithë përbërësit të jenë ftohur shtojmë majonezën, kripë, piper dhe vezët e prera në kubikë të vegjël. E mbulojmë tasin me letër alumini dhe e lëmë sallatën në frigorifer për të pakten 1 orë.