Samiti i 6 dhjetorit, Drejtori i Policisë Rrugore: Nga nesër ndalohet kalimi në zonën rreth 'Air Albania'! Lejohet lëvizja e banorëve rezidentë! Rrugët që do bllokohen

4 Dhjetor 2022, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2022-12-04 20:46:53

Prej ditës së nesërme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato i ftuar në Report Tv ka sqaruar qytetarët mbi bllokimin e rrugëve dhe  mënyrën se si do të bëhet lëvizja.