Samiti i Brdo-Brijuni-t/ Begaj: Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal

6 Tetor, 13:45 | Përditesimi: 6 Tetor, 13:45

Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten sllovene Nataša Pirc Mussar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, presidenti shqiptar Bajram Begaj zbuloi temat e diskutimit të samitit Brdo-Brijuni-t.

Begaj tha se në këtë samit u diskutua për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike të rajonit.

“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për rujatjen e paqes dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotëm, diskutuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfidat e sigurisë, që kërkon një koordinim më të ngushtë mes nesh. Plani i Rritjes së BE, përmban një element të rëndësishëm për rajonin, pasi siguron akses në instrumenat financiarë të BE”, tha Begaj.

r.k./Shqiptarja.com