Samsa, Dredhanik me sherbet nga zonja Albana

2 Maj, 11:32

Samsa – Dredhanik me sherbet

Përbërësit:

  • 8 petë të gatshme
  • 150 gr gjalpë

Mbushja:

  • 2 gota miell
  • ½ gotë sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gr arra
  • 50 gr gjalpë
  • ½ lk sodë

Sherbeti:

  • 2 gota sheqer
  • 1 ½ gotë ujë

Përgatitja:

Bashkojmë në një enë përbërësit e mbushjes dhe realizojmë një brumë të shkrifët, jo të fortë. Marrim 2 petë dhe i spërkasim me gjalpë. Vendosim mbushje nga masa e përgatitur dhe e mbledhim petën në formë roleje, e vendosim në tavë dhe e presim në copa. Kështu veprojmë dhe me petët e tjera. I spërkasim në fund me gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 40-45 minuta. Në fund e sherbetosim ëmbëlsirën njësoj siç veprojmë me bakllavanë.