Sardele në furrë nga zonja Vjollca

14 Maj 2020, 10:41

Sardele në furrë Përbërësit: 1 kg sardele 100 gr bukë e thekur e grirë 3 thelpinj hudhra 1 tufë majdanoz 3 lugë gjelle parmixhan i grirë Vaj ulliri Kripë dhe piper i zi Limon Dafinë

Përgatitja: Sardelet e pastruara (pa shtyllë kurrizore) I lajmë dhe I lemë të thahen në një letër kuzhine. Në një tigan me pak vaj kaurdisim bukën e thekur të grirë dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë hudhër të grirë dhe në rende, majdanozin të grirë hollë, djathin parmixhano, kripë dhe piper të zi si dhe pak lëkurë limoni. Përziejmë mbushjen. Lyejmë një tas me vaj dhe mund t’I mbushim sardelet në formë roleje. Vendosim sardelen në dërrasën e furrës, në fillim vendosim 1 lug e gjysmë kafeje mbushje dhe e bëjmë role, më pas e vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet. Por mund t’I mbushim edhe thjesht duke i palosur për së gjeri në formën fillestare. I spërkasim me pak vaj dhe kripë. Vendosim disa gjethe dafine dhe I pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20-25 minuta.