Satber Maka: Më ndanë për së gjalli nga djali 8 vjeç

9 Nëntor 2021, 07:13

Viti 1982 ishte vit vendimtar për jetën e Satber Makës dhe gjithë familjes së saj.  Çdo ditë i bënin presion që të divorcohej nga i shoqi Sulejmani, i cili dikur, kishte kryer 10 vite burg, në një kohë kur ata as nuk njiheshin. Satberi kishte rezistuar. Nuk u ishte nënshtruar presioneve për divorc. Në zyrat e regjimit e kishte kuptuar se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e mbase edhe djalin 8 vjeç ishte mohimi dhe braktisja e të shoqit. Nëse do ta bënte këtë do ti shpëtonte internimit, nëse jo, vendi ishte paracaktuar. Në Baltas të Fierit. Satberi do të përfundonte pikërisht atje. Por hakmarrja ndaj saj nuk do të ndalej me kaq, sepse asaj do t;ia merrnin edhe djalin 8 vjeç e do e conin në Ballsh që të punonte me të dënuar të tjerë. Por si do ta përballonte ajo ndarjen nga djali. Po djali si do të jetonte i vetëm larg nënës?