‘S’e di nëse drejtimi politik i Shkodër është surprizë e këndshme’, Edona Bilali tregon sfidat politike, bullizmin ndaj saj e deri te videoja e pastrimit që u bë virale

27 Nëntor 2021, 21:35

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Report Tv, tha se nuk e priste t’i besohej posti i drejtueses politike të qarkut të Shkodrës. Ajo u shpreh në Report Tv se kjo është një sfidë e madhe për të.

“Drejtimi politik i qarkut Shkodër është një sfidë e madhe, nuk e kam pritur këtë gjë nuk di të them  nëse është surprizë e këndshme apo jo, por është një përgjegjësi e madhe,  për mua ishte surprizë, unë nuk e di nëse do t’ia besoja dikujt këtë post me karakteristikat e mia”, tha ajo.