Sipas studimeve të fundit, rezulton se seksi është ende i rëndësishëm edhe kur jeni mbi 60 vjeç, gjë që më parë, hamendësohej se ishte e rëndësishme vetëm për të rinjtë…Statistikat nga Institutet shkencore në botë kanë zbuluar se 40% e njerëzve të moshës 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive dhe se 84% e meshkujve dhe 69% e grave të kësaj moshe besojnë se seksi është i rëndësishëm për një marrëdhënie, duke shtuar se kënaqësia seksuale dhe interesi ndryshojnë ndërmjet gjinive, pasi rritet mosha… Një tjetër studim tregon se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre.
Po në Shqipëri a vazhdon të jetë ende tabu të flasësh për seksin pas njëfarë moshe? Diskutojmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me gazetaren dhe aktivisten Zhaklin Lekatari.