Selami Jenisheri me biçikletë në trotuar edhe pse ngjitur ka korsinë e dedikuar, ecën i pashqetësuar edhe pse me njërën gomë të rënë

14 Maj 2021, 15:26

Veç flokëve në ngjyrë të kuq, në detaj tjetër që identifikon më së miri deputetin 80-vjeçar Selami Jenisherin, është edhe biçikleta e tij ngjyrë rozë, me të cilën lëviz kudo. Me të ka lëvizur sot edhe në kryeqytet, ku siç duket në video, ai ecën në trotuar, edhe pse ngjitur ka korsinë e dedikuar për biçikletat. E në fakt, ai nuk duket i shqetësuar edhe pse njëra nga gomat e biçikletës ka rënë. Pasi ndalon njëherë dhe i hedh një sy, ai vijon i qetë udhëtimin po në trotuar.