Ushtrime në kushte shtëpie për barkun, krahët dhe vithet me instruktoren Landa Bakalli
Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Instruktorja Landa Bakalli në studion e “Rreze Dielli” demostron disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për uljen e barkut, tonifikimin e krahëve, këmbëve dhe rimodelimin dhe forcimin e muskujve të vitheve.