Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, folëm për nxirjen e shëndetshme të lëkurës në plazh. Pse disa njerëz vetëm skuqen, apo digjen dhe e kanë të vështirë të marrin ngjyrë nga rrezet e diellit? Si të aktivizojmë melaninën e trupit, përgjegjëse për nxirjen e lëkurës?
Me ardhjen e stinës së verës ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme. Së pari duhet të përgatitet lëkura ndaj rrezeve të diellit. Ajo duhet të mbahet sa më e hidratuar dhe disa ditë përpara se të shkojmë në plazh duhet bërë një pastrim i thellë i lëkurës, i cili ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura duke bërë që nxirja të jetë më e qëndrueshme dhe uniformë. Specalisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon disa vajra bimorë të cilët aktivizojnë dhe shtojnë melaninën. Gjithashtu ai dha disa këshilla si të trajtojmë lëkurën pas djegies në plazh si dhe këshilla për personat me shumë nishane.