Gjumi cilësor luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme të njeriut. Nëse nuk bëni orët e mjaftueshme të gjumit që ju nevojiten, kjo gjë mund të ketë një ndikim mjaft negativ në shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Edhe pse pagjumësia nuk klasifikohet si një sëmundje, ajo krijon lodhje dhe mund të çojë drejt shumë sëmundjeve të tjera nëse nuk kurohet dhe bëhet kronike.
Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti Altin Joka, tregon sa i rëndësishëm është gjumi në jetën tonë, benefitet e tij dhe problematikat që ai sjell kur nuk është i plotë. Kush janë shkaktarët e një gjumi jo cilësor dhe të dobët? Kush është ora më e mirë për të fjetur e për tu zgjuar? Sa orë gjumë duhet të flemë në ditë? Çfarë duhet të bëjmë për të rritur performancën e gjumit, kush janë ushqimet dhe mjetet natyrale që suportojnë një gjumë të shëndetshëm dhe të plotë…