Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ka lidhje direkte me të gjithë organizmin tonë. Prandaj mënyra më e mirë për mbajtjen e higjenës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli periodik te dentisti.
Ju kujtohet hera e fundit kur e keni ndërruar furçën e dhëmbëve?! Epo nëse nuk ju kujtohet po i shkaktoni probleme shëndetit tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” stomatologia Enkeleda Zhupa tregon sa herë duhet ndërruar furça e dhëmbëve si dhe si duhet përzgjedhur ajo. Gjithashtu ndajmë këshilla tepër efikase për higjenën sa më të shëndetshme të gojës.