Sërish humbës, si do organizohen demokratët (20 maj 2023)

20 Maj 2023, 07:13

Albert Mëlyshi, kandidati i Bashkë Fitojmë i cili fitoi zgjedhjet në bashkinë e Mirditës, tha se për fitoren e tij kanë bashkëpunuar të gjitha forcat e opozitës, duke përfshirë edhe PD-në zyrtare. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, Mëlyshi u shpreh se pas humbjes që opozita pësoi në zgjedhjet e 14 majit, duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike.