Sheqerpare që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

26 Nëntor, 11:36

Sheqerpare

Përbërësit:

  • 250 gr gjalpë
  • ½ gotë sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 2 ½ fç miell
  • 2 lgj miell misri i hollë për ballokume
  • ½ lk kripë
  • 3 lk sodë
  • ½ lç vanilje
  • Bajame
  •  
  • Për shurupin:
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë
  • 1 lç lëng limoni

Përgatitja:

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të zbardhet masa. Shtojmë vezët dhe më pas miellin, kripën, vaniljen dhe fryrësin. E punojmë masën si brumin e gurabijeve, duke u kujdesuar që të mos e punojmë shumë që mos të bëhet e ngjeshur. Bëjmë disa topa sferike sa një kokërr arre. I vendosim larg njëra-tjetrës duke i shtuar siper nga një bajame të pastruar nga lëkura. I pjekim në 180 gradë për 45 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin në nxehtësi të ulët, i shtojmë lëngun e limonit dhe në 5 minutëshin e fundit rrisim temperaturën. Sapo sheqerparet të piqen i sherbetosim menjëherë, pasi shurupi duhet të jetë i nxehtë në sheqerpare të nxehta.