Sherr mes shqiptarëve në avion, vjehrri dhe dhëndri rrihen me grushte

30 Maj 2021, 11:50

Një sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit të tij në avionin që po udhëtonte drejt Kosovës është bërë virale në mediat sociale. 

Të dy personat e përfshirë në sherr janë shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që në video shihet se përplasja ka qenë shumë e dhunshme.

Është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë që sherri të përfundonte, ndërkohë që personat e tjerë në avion kanë qenë shumë të shqetësuar. Nuk dihet nëse dy qytetarët e përfshirë në sherr janë arrestuar nga policia kur avioni ka zbritur në tokë. Përplasjet dhe grindjet vazhduan edhe pas zbarkimit në Basel-Mulhouse. Policia e aeroportit konfirmoi incidentin për gazetën zvicerane “Blick”. Dy burra u arrestuan, kjo pas një konfrontimi mes dy familjeve gjithashtu ndodhi në një parking në vendin e aeroportit. Policia franceze përgjegjëse për zonën u përpoq të ndërmjetësonte.

Nuk janë të rralla rastet kur diaspora kosovarë përfshihet në përplasje në Kosovë, por kësaj radhe duket se ata kanë zgjedhur të zgjedhin hesapet mes tyre ende pa zbritur në tokën e Kosovës.