Gjellë e shpejtë tigani me perime
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 3 speca
- 2 qepë
- 1 lgj salcë domate e koncentruar
- 3 domate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj vaj për person
- 1 tufë majdanoz
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Presim patëllxhanët për së gjati dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Në po atë yndyrë skuqim specat dhe më pas qepët. I bashkojmë të gjithë përbërësit në tigan ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcën e domates dhe domatet e prera në kubikë. Me erëzat dhe bimët aromatike rregullojmë shijen në fund.