Shkodrani kërkon me forcë “ligjin për vetëmbrojtje”: Po na vjedhin e plaçkisin banesat, do na vrasin

12 Maj 2021, 10:06

Me një objektiv të qartë telefonoi mëngjesin e sotëm një qytetar nga Shkodra në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se duhet me patjetër të miratohet një ligj për vetëmbrojtjen pasi po grabiten e plaçkiten banesat dhe rrezikon edhe jeta e qytetarëve.