Shkoi tek dentisti, zhduket 26-vjeçari nga Bulqiza/Babai:E rrita me vuajtje, nuk mundem…

25 Shkurt 2021, 19:05 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 19:07:50

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Zhduket pas telefonatave anonime, Destan Bushi nga Bulqiza. 27-vjeçari është parë mbrëmjen e 7 shtatorit të largohet me një makinë të zezë me persona të panjohur pranë ish-punës së tij. Bashkëshortja, Leonora Bushi, në një lidhje skype gjatë transmetimit live u shpreh se Destani mund të jetë përfshirë në punë të jashtëligjshme pasi shpesh atë e mernin në celular persona të pa njohur. Ditën që humbi kontaktet 27-vjeçari ishte nisur për te dentisti, ndërkohë që bashkëshortes në një komunikim në celular i kishte kërkuar që të mos bëhej merak pasi do të kthehej në mbrëmje. “Ishte data 7 shtator dhe Destani më tha se do të shkonte te dentisti. Pak orë më vonë, ai më mori ne celular dhe më tha të mos bëhem merak se do të vinte në mbrëmje rreth orës 20:00.Që nga ai moment nuk pata ,më asnjë komuinikim me të. Por unë shkova te dentisti dhe ai nuk kishte shkuar fare atje. Bashkëshorti ka qenë i qetë…Dyshoj se është përfshirë ne ndonjë pune të jashtëligjshme me ndonjë shok pasi në datën 7 shtator erdhëm nga durrësi në Bulqizë, por atë kohë që ishim me pushime në Durrës, Destanin e shqetësonin shumë persona në celular, por ai nuk më tregonte asgje" Leonora Bushi shton se familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe sipas saj, ai nuk ka patur asnjë konflikt me askënd. “Unë e kam kerkuar vetëm kudo... tani jam në spital pasi pres të bëhem nënë. Në dijenin time ai nuk ka patur konflikte me askënd dhe bashkë kemi qënë mirë. Kemi bëre denoncim në polici...Ne pyetëm edhe pronarin që ka punuar Destani dhe tha që e ka parë të largohej me një makinë të zezë rreth orës 18:00 të asaj dite. Une i bëj thirrrje të kthehet pasi shumë shpejtë do të bëhet baba” Telefonata e 7 shtatorit do të ishte i fundit komunikim që Destani realizon me bashkëshorten e tij, pasi nga ai moment telefoni i tij rezulton i fikur. Mjetet e identifikimit i ka lënë në shtëpi dhe nuk i ka marrë më vete. Kjo është hera e parë për 27-vjecarin që largohet nga shtëpia pa lajmëruar askënd. Destani është bërë baba i një vajze pak dit pas zhdukjes së tij, të cilën nuk mundi ta shihte dot.