Shokon vajza e abuzuar prej dy vitesh nga njerku: Ai më përdhunonte, kur nëna ikte në punë’. Nëna: Nuk e dija, xhelozoja se e doja shumë’

10 Prill 2021, 23:17

Kjo ngjarje tronditëse u zbulua, pak kohë, pasi Katerina dëboi nga banesa për shkak të dhunës, ish-bashkëjetuesin. Largimi i 49-vjeçarit nga shtëpia bëri që 31-vjecarja të ’çelë gojën’ duke i rrëfyer nënës, që nga veprimet e pahijshme e deri në detyrimin me dhunë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pas 7 muajsh njohje ne vendosëm të bashkëjetonim.Punoja pastruese në një rrobaqepësi, sepse bashkëjetuesi më kërkonte të punoja gjithë kohës. Ai ishte i papunë, ndërsa rrinte nëpër locale duke konsumuar alkool. Vajza rrinte në shtëpi vetëm me Ardian Qershinë, 49 vjeç. Të vërtetën e zbulova pasi ra tërmeti i nëntorit. Ne ndërruam banesë, sepse vajza kishte frikë. Bashkëjetuesi ka abuzuar me vajzën që kur fillova punë, por unë nuk e dija. Nuk më shkonte mendja fare’ nis rrëfimin e saj tronditës 55-vjeçarja