“Shpërthen” qytetari: Kriminelët me pasaporta diplomatike, shteti u jep vetëm kartonin e verdhë

13 Maj 2021, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 11:06:32

Shumë i irrituar ishte një telefonues që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se nga ky vend duhet ikur një orë e më parë dhe për vrasjen e Vlorës deklaroi: Shteti zbriti nga makina e viktimës. Shteti kriminelëve u nxjerr vetëm kartonin e verdhë dhe se kriminelët tashmë kanë marrë pasaporta diplomatike.