Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Lushnje

5 Prill 2021, 08:32 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 11:39:34

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje.

Rreth orës 03:25, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.