Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime nga zonja Albana

30 Dhjetor 2024, 11:27

Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 pako maja e thatë / 20 gr maja e freskët
  • 250 ml ujë të vakët
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 vezë (për lyerje)

Për mbushjen:

  • 300 gr mish viçi
  • 150 gr kërpudha
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lgj salcë soje (opsionale)

Përgatitja:

Përziejmë miellin, kripën dhe sheqerin në një tas. Shtojmë majanë dhe ujin e vakët, duke shtuar edhe vajin. Formojmë një brumë elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 1-2 orë në një vend të ngrohtë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tigan të madh nxehim vajin dhe skuqim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e viçit dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë më pas kërpudhat dhe specat, duke i gatuar për rreth 7-8 minuta. Në fund shtojmë salcën e sojës, kripën, piperin dhe rigonin. E përziejmë dhe e lëmë të ftohet pak. Pasi brumi të ketë ardhur, e ndajmë në topa të vegjël dhe i hapim me okllai. Vendosim secilin disk brumi në forma për muffins ose tasa rezistent ndaj nxehtësisë. I mbushim me përzierjen e mishit dhe perimeve. Mbledhim skajet e brumit pak mbi mbushjen për të krijuar formën e shportës. Lyejmë sipërfaqen e brumit me një vezë të rrahur dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta, derisa shportat të marrin një ngjyrë të artë.