Shqeto Përmeti, gatimi me shije mbresëlënëse i traditës nga zonja Albana

20 Korrik 2023, 12:05

Shqeto Përmeti

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish qengji / viçi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht ose kos
  • 1 e verdhë veze
  • Lëng limoni sipas dëshirës
  • Majdanoz i freskët
  • Gjalpë i skuqur për servirje
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim racionet e mishit duke shtuar herë pas here nga pak ujë. Pasi mishi ka ndryshuar ngjyrë shtojmë ujë me pak kripë dhe e lëmë të ziejë. Më pas, në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. E shuajmë me lëng mishi dhe e trazojmë që të mos kokrrizohet. Më pas shtojmë 1 gotë qumësht ose kos, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe vendosim racionet e mishit. Rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe e shtojmë tek gatimi, e lëmë pak minuta në zjarr dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak gjalpë të tretur dhe majdanoz të freskët.