Shqipëria e Kosova pjesë e ceremonisë së lamtumirës për Papa Françeskun! Begaj krah Mattarellas dhe Steinmeier, Osmani shtrëngon duart me Trump

26 Prill 2025, 16:04 | Përditesimi: 26 Prill 2025, 16:04

Edhe Shqipëria e Kosova u përfaqësuan në Vatikan në ceremoninë mortore për Papa Françeskun. Pjesë të 160 delegacioneve në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan ishin edhe ato me Presidentin Begaj dhe atë të Kosovës Osmani. Shqipëria dha edhe një herë mesazhin e fortë të bashkëjetesës fetarë duke u prezantuar në Vatikan me krerët e 4 besimeve kryesore fetare në vend.

E.H/Shqiptarja.com