Shqipëria kreu sot transaksionin e parë përmes SEPA, Sejko: Komisione 10 herë më të lira, reduktohet informaliteti! Gonzato: Shqiptarët do ndihen si shtetas të BE

7 Tetor, 16:31 | Përditesimi: 7 Tetor, 16:31

Nga sot kanë nisur zyrtarisht pagesat përmes sistemit SEPA. Guvernatori Sejko dhe ambasadori i BE Gonzato, e konsideruan moment historik kryerjen e transfertave përmes sistemit evropian. Sejko bëri apel për bankat që t’i promovojnë shërbimet e SEPA-s, ndërsa Rama teksoi se shqiptarët do të kursejnë mbi 20 milionë euro falë këtij sistemi, që në vitin e parë.

    I.M/Shqiptarja.com