Si do votojnë personat me COVID?! Shqipëria me sytë nga Kosova! Caka: Votohet dhe me pasaportë

24 Shkurt 2021, 16:05 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 10:54:45

#reportTV#lajmeshqip#lajme​ TIRANË- Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka ka zbuluar se Shqipëria mund të ndjekë shembullin e Kosovës, për mënyrën se si do të votojnë personat e prekur me COVID në 25 prill. I ftuar në Report Tv, ai tha se po analizohen disa shembuj, por Kosova është rasti më i freskët e që ka funksionuar më së mirë. Që do të thotë, që të gjithë personat që kanë paaftësi shëndetësore për të votuar, përfshirë këtu ata me COVID apo sëmundje të tjera, do të duhet të deklarojnë se nuk mund të paraqiten në qendrat e votmit në 25 prill dhe adresën e saktë se ku ndodhen. Më pas do të jenë përfaqësues të KQZ do t'u shkojnë në banesë ose në spital me masat e duhura mbrojtëse, ditën e zgjedhjeve. Për realizimin e këtij plani, Caka tha se duhet bashkëpunim shumë i ngushtë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë. "Po diskutojmë, por është e pamundur që vetëm ky institucion të gjejnë zgjidhje për këtë situatën, është e normuar nga Komisioni i Ekspertëve që personat që janë me COVID në periudhën që kanë këtë sëmundje duhet të jenë të karantinuar, po diskutohet që të gjendet një zgjidhje, por ne të vetëm e kemi të pamundur që të gjejmë një zgjidhe, po shihet edhe mundësitë si i kanë zgjidhur shtetet e tjera, duke qenë se kjo është një praktitë që mund të jetë implementuar ajo që është më e mira, por deri sot është akoma herët. Një ndër rastet më të freskëta është rasti i Kosovës, që po shqyrtohet si opsion. Janë struktura që këktrojnë edhe ndihmesën e këtyre strukturave dhe pjesa e veshjeve të personelit nëse do jetë kjo forma që do zgjidhet duhet të suportohet nga pikëpamja materiale nga Ministria e shëndetësisë, por nuk ka akoma një përfundim", tha Caka.  Mes dilemave të shumta për shkak të identifikimi biometrik apo votimit elektronik, Caka ka konfirmuar se qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë me pasaportë.