Si festohet Krishtlindja, mesazhi për dashurinë / Ylli Doçi: Mos u largoni nga e vërteta!

25 Dhjetor 2023, 13:30

Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy miq, Pastor Ylli Doçi dhe bashkëshortja e tij Nikki Doçi, për të folur për mesazhin e vërtetë dhe kuptimplotë që kjo ditë përcjell. Cilat janë simbolet më të rëndësishme të kësaj dite, nga rituali i ndezjes së qirinjve tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë.

Ndajmë mesazhe të bukura në këto ditë festash nga një çift që është shembull i dashurisë, i përkushtimit e i sakrificës. Çifti Doçi prindër të dy fëmijëve të rritur tashmë, rrëfejnë dhe historinë e tyre të bukur të dashurisë, si djali nga Tirana arriti të pushtonte zemrën e vajzës amerikane.